Borussia-Real, Lewandowski ka frikë Pepen

22/10/2012 08:50

Robert Lewandowski është pika e referimit e Borussia Dortmund dhe një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës. Deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar pesë gola, të fundit në derbin ndaj Schalke 04 që kampionët e Gjermanisë e humbën me rezultatin 1-2.

Sulmuesi polak shprehet se 12 pikë diferencë me Bayern Munchen në Bundesligë janë shumë, por tani ai thekson se verdhezinjtë duhet të mendojnë për Ligën e Kampioneve ku në Signal Iduna Park do të luajnë kundër Real Madrid.

“Nuk kemi frikë edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur dhe të përfundojë me fitoren tonë”, shprehet në një intervistë për ‘AS’ Lewandowski.

Kur u pyet për lojtarin që e shqetëson më shumë tek kundërshtarët e ardhshëm, sulmuesi deklaroi: “E di që kanë lojtarë të mëdhenj dhe do të përballem me mbrojtës të forte, por nuk kam frikë. Shpresoj vetëm që Pepe të luajë pastër dhe të mos kem probleme me të.”

Borussia Dortmund – Real Madrid do të luhet ditën e mërkurë, në orën 20:45.

Top Channel