Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt
Bayern Munchen nuk do të ketë në dispozicion Arjen Robben dhe Daniel van Buyten në ndeshjen ndaj Lille, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Trajneri Jupp Heynckes ka grumbulluar 19 lojtarë për sfidën e së martës dhe bie në sy mungesa e futbollistit hollandez dhe atij belg.
Gjithashtu do të vazhdojë të jetë i padisponueshëm edhe Mario Gomez. Nga ana tjetër do të kthehet në listën e të grumbulluarve Claudio Pizarro, qendërsulmuesi i cili muangoi ndaj Fortuna Dusseldorf pas vonesës së fluturimit nga Peruja, ku luajti me kombëtaren e vendit të tij në eliminatoret e “Brazil 2014”.
Ndeshja Lille-Bayern Munchen do të luhet të martën në orën 20:45. Në grupin F kryeson BATE Borisov me 6 pikë, ndjekin Valencia dhe Bayern Munchen me nga 3 pikë dhe e fundit renditet Lille me 0 pikë.
Top Channel