Seria A, Interi mban hapin e kryesuesve

21/10/2012 18:00

Goli i pestë i Kasanos në kampionat dhe i pari i Palasios i dhurojnë Interit fitoren e gjashtë në Serinë A dhe vendin e 4-rt në renditjen e përgjithshme.

Skuadra e drejtuar nga Stramaconi mundi me vështirësi në San Siro 2-0 Katanian dhe vazhdon të mbajë hapin e ekipeve kryesuese.

Zikaltrit kalojnë në avantazh me Antonio Kasanon në minutën e 28-të, ndërkohë që shpërdorojnë disa raste të pastra për të dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Katania tregohet më e rrezikshme por mungon finalizimi i aksioneve.

Në fund të ndeshjes Palasio shndërron në gol në top të marrë nga Milito, gol i qetësisë ky për Interin dhe i qetësisë për trajnerin Stramaconi.

Top Channel