Shevçenko: Në politikë, jo për parà

20/10/2012 01:00

Ish-ylli ukrainas i tërhequr këtë vit nga futbolli i luajtur, Andrij Shevçenko, ka mbrojtur nisjen e karrierës së shumë diskutueshme në politikë, duke mohuar se kërkon të fitojë para, madje duke shtuar se sapo ka shpenzuar 1.2 milionë dollarë nga fondet e tij në këtë projekt.

Shevçenko tha për AFP-në, gjatë një interviste në fundjavë, se ndihet i sigurt që partia e tij Social Demokrate “Ukraine Forward!” do të fitojë vende në parlament, gjatë zgjedhjeve legjislative të 28 tetorit, kur ajo do të jetë një nga fraksionet e shumta në “Verkhovna Rada”, siç edhe quhet parlamenti i Ukrainës.

“Kam bërë shumë për këtë vend si futbollist, ndaj dhe vendimi im për t’u futur në politikë është vetëm për t’i sjellë përfitime vendit tim. Kjo gjë më jep më shumë fuqi dhe sigurisht qetësi për të parë drejt së ardhmes”, tha ai.

“Sigurisht, nuk jam paguar për këtë gjë. Kam besueshmërinë time ndaj njerëzve, të cilën e fitova gjatë karrierës time. Ky besim është gjëja më e çmuar për mua”, shtoi Shevçenko.

Ai e përshkroi kalimin në politikë si “transferimin më të mirë” në fund të karrierës së tij, gjatë së cilës ai u aktivizua me ekipet e Dinamos së Kievit, Milanit dhe Çelsit, por që kulmoi me organizimin e “Euro 2012” nga Ukraina (së bashku me Poloninë).

Top Channel