Besa mposht Flamurtarin

20/10/2012 20:50

Besa ka fituar përballjen e saj të fortë të kësaj jave me Flamurtarin brenda në Kavajë, duke konfirmuar krizën tashmë tek skuadra vlonjate që e ka ndjekur nga fillimi i këtij sezoni me Shkëlqim Muçën.

Tashmë, edhe trajneri spanjoll Hulian Rubio nuk po arrin ta ndihmojë këtë skuadër që ka pësuar humbjen e radhës këtë javë, pavarësisht se mendohej si pretendente për titullin në fillim të kampionatit. Goli i vetëm i takimit u shënua që në pjesën e parë nga Maliniç.

Ndërkohë, në ndeshjen e luajtur në Peqin, Shkumbini barazoi 1-1 me Kukësin. Skuadra veriore vazhdon të mos njohë humbje në këtë kampionat. Kuksianët kaluan të parët në avantazh me Prognin që në minutën e 6-të, por në pjesën e dytë ishte Mustafaji, i cili me një gjsymëroveshatë arriti të barazojë këtë takim, duke i dhënë nga një pikë të dyja skuadrave.

Nga humbje në humbje kalon edhe Luftëtari, pavarësisht rikthimit të Nevil Dedes. Këtë herë ai u mund nga Bylisi në Ballsh me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fund të takimit, dy lojtarë vendas dhe një i skuadrës së Luftëtarit dolën me kartonin e kuq për shkak të tensionit.

Top Channel