Vajza që ka frikë të shkojë në tualet

18/10/2012 16:10

Një vajzë 20-vjeçare britanike ka një frikë shumë të çuditshme: ajo terrorizohet kur i duhet të shkojë në tualet sepse ka fobi nga WC-të, një fobi e zhvilluar kur ka qenë e vogël.

Ney Decino, e cila ka një vajzë 9-muajshe, ka nevojë për një shoqërues kur duhet të bëjë nevojat personale pasi në moshën 4-vjeçare ka parë filmin “Look Who’s Talking Too”, në një pjesë të të cilit është një WC që fillon të flasë. Që nga ajo kohë, Ney i ka tmerr tualetet.

Në filmin e vitit 1990, personazhi me emrin “Njeriu-Tualet” shfaqet me sy të mëdhenj dhe me dhëmbë si të vampirëve.

“Që nga ajo kohë jam e tmerruar. Ka pasur raste që jam lagur duke u kthyer në shtëpi pasi në banjën e shkollës kisha frikë të hyja. Gjithmona doja mamin afër”, citohet vajza nga ‘Daily Mail’.

Tashmë që është rritur, 20-vjeçarja ka frikë “vetëm” të shkarkojë ujin pasi ka “mbaruar punë”: “Kur nuk kam njeri ta bëjë këtë gjë për mua, e shkarkoj dhe iki me vrap. Më duket sikur uji do më marrë me vete. E di që është një frikë idiote, por nuk kam çfarë të bëj.”

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë