Stresi, bashkëudhëtari i pashmangshëm i jetës sonë

18/10/2012 18:25

Stresi në ditët e sotme është kthyer gati në një diagnozë.  Por në fakt është një proces i pashmangshëm në jetën e përditshme. Sa herë na është shpeshtuar frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës, para një situate para së cilës s’kemi ditur çfarë të bëjmë?

Shpesh, situata të tilla shkaktohen dhe nga gjëra që janë krejtësisht jashtë veprimtarisë tonë, por më së shumti dhe me ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me aktivitetin tonë të përditshëm si puna, familja, shkolla apo ndryshime që ndodhin përreth nesh.

E megjithëse gjithnjë prezent, mund të gjenden rrugë të cilat na çojnë drejt indiferencës dhe shpenzimit të kohës me të tjera aktivitete që nuk ju lënë të mendojmë rreth stresit. Ja çfarë mënyrash gjejnë persona të ndryshëm për ta larguar stresin.

Në Amerikë, ku ekziston dhe një institut që studion vetëm stresin, statistikat më të fundit tregojnë se 77% e amerikanëve, përjetojnë rregullisht simptoma fizike për shkak të stresit dhe se 33% ndjehen se po jetojnë nën një stres ekstrem. Cilat janë shkaqet? Sipas studimit, paraja dhe puna janë dy shkaktarët kryesorë për 76% të amerikanëve.

Në Shqipëri nuk ka studime të tilla, por specialistë të ndryshëm të shëndetit mendor thonë se stresi është kthyer në një epidemi.

Elektrodat, zumba, spa… Tendencat e reja të shkarkimit të stresit

Nëse nuk e keni ditur, ja e reja: elektrodat nuk përdoren vetëm për rënie nga pesha apo heqje celuliti. Shoqëruar me ushtrime fizike, ato shumëfishojnë efektin duke tonifikuar trupin dhe duke ulur në mënyrë të ndjeshme stresin. Ju duhen vetëm 20 minuta në javë dhe me këtë formë të re stërvitore mund të reduktosh stresin me 4 njësi.

Efektet pozitive të vallëzimit janë të njohura tashmë, përsa i përket ngritjes së vetëvlerësimit, të humorit apo socializimit. Sot, një tendencë e re që gërsheton vallëzimin me aerobinë quhet Zumba dhe është joshja më e re në kryeqytet.  

E lashtë prej antikitetit, por një risi tek ne: SPA-të. “Sanus per aquam” nga latinishtja, shendetshëm permes ujit, është një terapi e vërtetë. Kurat hidratuese, masazhet dhe skrabi, bëjnë freskimin e qelizave të lodhura, duke u dhënë atyre më shumë energji.

Por nëse s’na e mban xhepi, nuk do të thotë që s’ka zgjidhje. Mund të krijojmë një ambient relaksues përmes ujit në shtëpitë tona. Duke “shndërruar” dushet ose vaskat, në “banjo turke”. Një stol druri, uji i ngrohtë i bollshëm, qirinj, muzikë relaksi dhe aroma çliruese.
 
Gjithnjë duke mos harruar ushqimin antistres. Sepse ka vërtet ushqime të tilla.

Për shembull, konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminat B kompleks. Ato lehtësojnë simptoma të tilla si këputja, që gjenden përgjithësisht tek produktet shtazore, si tek mishi, peshku, vezët, bulmeti dhe tek drithërat.

Nëse nuk ju zë gjumi, provoni qumështin. Kalciumi që përmban redukton tensionin që shkaktohet nga stresi.

Dhe sa herë të keni nevojë të relaksoheni, pini çaj jeshil, i cili ka përbërës që stimulojnë gjendje relaksi e cila lufton stresin.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë