Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti

18/10/2012 16:40

Mënyra se si kushdo prej nesh fle gjatë natës është një tregues i mirë rreth personalitetit të tij.

Një studim mbi “gjuhën e trupit”, mori nën hetim persona të ndryshëm, pasi ishte regjistruar më parë se në çfarë pozicionesh i zinte gjumi.

Më shumë se gjysma e personave, kanë si pozicion të preferuar për gjumin atë të shtrirjes në një krah dhe mbledhjes së gjymturëve. Diçka e tillë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me stresin dhe shqetësimin.

Pozicioni i dytë më popullor është përsëri fjetja në njërin krah, por i shtrirë në të gjithë gjatësinë e krevatit, pozicion që lidhet me natyrën ëndërrimtare dhe dëshirën për të ndryshuar jetën aktuale.

Përsa i përket personave me një vullnet të hekurt, shumica e tyre flenë në shpinë drejt ose të kthyer në një krah, me duart jo të hapura anash, por të mbajtura poshtë.

Nga ana tjetër, ata që flenë barkas, kanë një tendencë që të kenë më pak kontroll mbi jetën e tyre dhe që të jenë konfuz.

Megjithatë, realizuesit e studimit, disa ekspertë britanikë, saktësuan se këto rezultate lidhen vetëm me një pjesë të madhe të grupeve të studiuara prej tyre dhe se ka raste të shumta përjashtimesh, ku dilet nga ky rregull.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë