B. Dortmund, Gotze mungon ndaj Schalke 04

18/10/2012 16:20

Mario Gotze, mesfushori i Borussia Dortmund, do të mungojë në derbin ndaj Schalke 04, ditën e shtunë.

Talenti i ri gjerman ka një problem të vogël muskulor, siç deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Jurgen Klopp.

Tashmë, objektivi i stafit mjekësor të klubit verdhezi është që Gotze të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madrid në Champions League, që do të luhet javën e ardhshme.

Gjithashtu, në dyshim janë edhe Marcel Schmelzer e Ilkay Gundogan. Mungesë e sigurtë do të jetë polaku Blaszczykovski.

Borussia Dortmund-Schalke 04 do të luhet ditën e shtunë, në orën 15.30.

Top Channel