
Në ceremoninë e çeljes së Ditëve “Shqipëria 100 vite Pavarësi;
Marëdhëniet shqiptaro- austriake”, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina
Topalli, shprehu mirenjohjen e Shqiperise per kontributin e
pazëvendësueshëm që Austria ka dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe
ngritjen e shtetit shqiptar.
Në këtë ceremoni Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje disa nga personalitetet austriake, figura te shquara te albanologjise, të cilët ajo i vleresoi per ndërtimin e një imazhi krenarie për shqiptarët, vlerat dhe traditat e tyre historike, aspak të njohura në atë kohë për Evropën.
“Kjo miqësi historike- tha zonja Topalli- është thelluar në 20 vitet e fundit, duke u konkretizuar me sukses ne bashkepunimin politik, diplomatik dhe ekonomik”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, falenderoi Parlamentin Austriak, i cili, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, miratoi sjelljen në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, të cilat ndodhen në Muzeumin e Vjenës.
Top Channel