“Deputetët e PD kanë që në 11 maj që nuk takojnë qytetarët”, Murrizi: Opozitën në Kuvend nuk e pyet më askush Një tjetër përfaqësues i mazhorances i premton qytetareve te Beratit reagim për rrugen e degraduar që të çon në këtë qytet.
Kreu i LSI-së Ilir Meta, në një takim me strukturat e forcës politike që ai drejton, tha në Berat se është e papranueshme gjendja e aksit Lushnjë-Berat, një aks kombëtar, por që prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në të. Meta tha se do te ngreje çështjen në Parlament.
“Ne nuk mund të pranojmë që rruga që lidh Lushnjën me Beratin të jetë jashtë standardeve, ndaj ne do ta ngeremë këtë cështje përsërsi edhe në Kuvend, sepse ky është një aks shumë i rëndësishëm, jo vetëm për banorët e Beratit, pro edhe për zhvillimin e kësaj zone”, tha Meta.
Kreu i LSI eshte me i fundit ne radhe nga perfaqesuesit e mazhorances qe premton ne Berat reagim per kete rruge. Para pak kohesh ishte ministri i Inovacionit Genc Pollo qe premtoi nga Berati se do te shihet nga mazhoranca qeverisese çeshtja e rruges. Ndersa politikanet ikin e vijne nga ky qytetet ky aks rrugor njeh vetem shkaterrim.
Top Channel