
Në kuadër të festimeve dhe ceremonive të 100-vjetorit të Pavarësisë, po mbahet në Tiranë një aktivitet për marrëdhëniet shqiptaro-austriake.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës Bujar Nishani falenderoi mbështetjene dhënë nga Austria në këto 100 vite të shtetit shqiptar, por edhe më herët.
“Në këto 100 vite shtet, mbështetja e Austrise nuk na ka munguar. Nuk mungon as përkrahja në rrugën tonë drejt integrimit europian. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë u vendosën në vitin 1956, pikërisht në kohën kur regjimi po u mbyllte rrugën e perëndimit shqiptarëve”, tha presidenti Nishani.
Pjesëmarrës në aktivitet ishin diplomatë austriakë dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në vendin tonë.
Top Channel