Barcelona, kontratë deri në 2018 për Messin

17/10/2012 18:45

Barcelona ka ndërmend që të zgjasë kontratën me Leo Messin deri në vitin 2018 gjatë verës së ardhshme.

Sipas radios katalanase ‘RAC 1’, klubi spanjoll kërkon të mbajë në gjirin e tij yllin argjentinas të paktën deri në moshën 31-vjeçare.

Messit i skadon kontrata aktuale në qershor të vitit 2016 dhe rinovimi nuk mund të bëhet para verës së ardhshme sepse rregullat e FIFA-s nuk lejojnë që një futbollist të jetë i lidhur me një klub për më shumë se 5 vite.

Disa ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, theksoi: “Rinovimi i Messit mund të bëhet nesër ose vitin tjetër. Nuk ka pse nxitohemi. Sigurojmë që ai do të jetë me ne gjatë mandatit të ardhshëm. Ka një kontratë deri në vitin 2016 dhe do ishte papërgjegjshmëri mosrinovimi i kontratës.”

Top Channel