Alternime vranësirash dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të shtunë Pas kater vitesh seancash gjyqësore, Prokruroria e Krimeve të Rënda
shpalli pretencën për të akuzuarit e saj për rrëmbimin e torturimin e
Avdyl Loshajt, Ziso Kristopullit dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
në vitin 1995.
Prokurorja Elisabeta Ymeri kerkoi 13 vjet burg per te kerkuarin e drejtesise Ilir Kumbaro, ish-kryetar dege ne Sherbimin Informativ ne ate kohe, si dhe deklarimin te pafajshem te Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit.
Prokurorja Ymeri e argumentoi qëndrimin për pafajesi per dy ish-zyrtaret e SHIK-ut, duke qene se akuza nuk provohet. Kjo sipas prokurores, referuar dhjetëra deshmive edhe të vete të demtuarve, si dhe provave shkresore te Prokurorise se Përgjithshme, te Ministrise se Brendshme dhe dokumentave te sekuestruara nga agjensia e Sherbimit Sekret vendas.
“Në asnjë nga provat e administruara gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, nuk rezulton asnjë lloj përfshirje në këtë vepër penale e shtetasit Arben Sefgjini. Në këto kushte për këtë shtetas duhet vendosur deklarimi i pafajësisë së tij”, tha Ymeri.
Per Ilir Kumbaron prokurorja kerkoi fajesine e tij mbi keto argumenta: “Për të pandehurin Ilir Kumbaro, veprimet e tij konsistojnë në ‘marrjen pjesë në mënyrë aktivite në cdo faze, të ruajtjes, të shoqërimit të marrjes në pyetje, të qenëurit i pranishëm në përdorimin e dhunës fizikë dhe psiqike në dëm të shtetasve Remzi Hoxha, Abdyl Loshajt dhe Ziso Kristopullit'”.
Ndersa per Avni Koldashin prokurorja tha: Ky shtetas në bazë të provave rezulton të ketë bërë shoqërimin e të dëmtuarve, në asnjë moment nuk provohet që ky shtetas të ketë marrë pjesë aktive në marrjen në pyetje të të dëmtuarve dhe aq më pak në kryerjen e veprimeve të dhunshme në drejtim të tyre. Nga ana tjetër nuk provohet edhe dijenia e këtij shtetasi për elementë të tjerë, mbi bazën e të cilëve janë dhunuar apo keqtrajtuar të shoqëruarit”.
Ne perfundim te procesit djali i Remzi Hoxhes deklaroi: “Ne do të përgjigjemi para Zotit, se besoj që cilëndo fe që ta kenë, besojnë në Zot. Dy do të përgjigjen para sistemit të drejtësisë së shtetit, kurse tre do të përgjigjen para Ligjit të Kanunit. Unë e kam miratimin nga familja që po të na i gjejnë eshtrat edhe ua falim gjakun, në të kundërt na mbetet që neve ta zbatojmë ligjin vetë, ndaj të gjithëve këtyre që kanë të përfshirë, nga Sali Berisha e duke vazhduar me të gjithë, sepse të gjithë janë të përfshirë në këtë proces”.
Top Channel