Greva në ditën e 25-të, rëndohet gjendja

16/10/2012 00:00

Ish të përndjekurit politikë i janë kundërpërgjigjur Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi duke thënë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin që u takon si dhe duke hedhur poshtë pretendimet se shteti u ka dhënë shtëpi falas.

“Zotëri, ke shkelur ligjin. Ke nenin 32 të ligjit 9831 që thotë 8 këste, 8 vjet ti ke thënë vetëm një këst, ke edhe 3 këste për të dhënë. Ti deklaron se ke thënë shtëpi falas, nuk është e vërtetë sepse ato shtëpi që ke ngritur në kohën e PD-së, kanë qenë me kontribute ndërkombëtare, ato para ti i ke futur në xhep dhe përsëri me këtë ligj u merr lekët padrejtësisht të burgosurve politikë”, deklaroi koordinatori i grevës, SkënderTufa. 

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ të Top Channel, Tufa hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Berisha ndaj tij, por edhe ndaj grevistëve të tjerë dhe i kërkoi atij të zbatojë ligjin e miratuar në 2007-ën për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Ai tha se rreth 500 ish të përndjekur nuk kanë marrë ende këstin e parë dhe se një pjesë e tyre nuk kanë mundësi ekonomike as të përgatisin dokumentacionin për përfitimin e dëmshpërblimit.

Zoti Tufa u bëri thirrje shoqatave dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë cështje, pasi gjendja e grevistëve, sipas tij është rënduar së tepërmi.

Në orët e pasdites dhjetëra të rinj e të reja kanë dalë ne mbeshtetje te ish te perndjekurve politikë ne nje proteste te organizuar nga vajza e grevistit qe tentoi te veteflijohej, Gjergj Ndreja. Me pankarta ku shkruhej ‘mos hesht, ngrihu’ dhe thirrjet ‘ku eshte shteti’ ata kanë kërkuar që në këtë protestë për demokracinë tu bashkohen edhe qytetarë dhe të rinj të tjerë.

Të pranishëm në protestë, organizatorët e grevës i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Berisha te ulet ne nje tryeze e te negociojë për kërkesat e ish të përndjekurve.
 
“T’i ulim gjakrat, t’i ulim thashethemet, t’i ulim debatet dhe ne jemi gati për një dialog me cdolloj personi që do të dërgojë kryeministri. Mendoj që kryeministri do të dëgjojë fjalën tonë duke nisur negociatat”, deklaroi Asllan Patrioti, koordinator i grevës.

Në ditën e 25 të grevës së urisë, mjekët thonë se për shkak të kushteve atmosferike në të cilën qëndrojnë prej disa ditësh dhe mungesës së lëngjeve në organizëm gjndja shëndetësore e grevistëve ëstë përkeqësuar.

Halimi: Të gjithë e kanë marrë këstin e parë

Që nga viti 2007, kur është miratuar ligji që përcakton dëmshpërblimin financiar të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, në Ministrinë e Drejtësisë janë depozituar brenda afatit 17 518 kerkesa, ndërsa rreth dy mijë të tjera janë jashte afatit, kërkesa për të cilat Qeveria i ka propozuar Parlamentit disa muaj më parë shtyrjen e afatit edhe për trajtimin e tyre.

Me keto te dhena ministri i Drejtesise Eduart Halimi u paraqit ne Komisionin e Ligjeve, pas nje kerkese te Partisë Socialiste per t’u njohur me situaten e zbatimit te ligjit per ish te perndjekurit. Sipas ministrit Halimi, deri tani jane miratuar 11 759 dosje, kryesisht te atyre te denuar me burg dhe te ekzekutuar.

“Sipas informacioneve që më vijnë edhe nga Ministria e Financave, rezulton që të gjithë e kanë marrë këstin e parë. Ka përfunduar edhe faza e dytë e dëmshpërblimeve për ata persona mbi 65 vjeç dhe tani ka nisur shpërndarja e këstit të dytë edhe për ata persona nën 65 vjeç, por kjo sipas rendit kronologjik të kërkesave”, tha Halimi.

Ministri i Drejtësisë informoi per nje shume rreth 65 milione dollare, e disbursuar per demshperblimin e ish te perndjekurve politike.

Ministria po pret miratimin e ndryshimit te ligjit per te trajtuar edhe rreth 3300 kerkesa per te internuarit ne vende te rrethuar ne tela me gjemba dhe per ata te pushkatuar pa gjyq, per te cilet duhet pranuar nje dokumentacion qe verteton perndjekjen e tyre, si dhe do te trajtoje me nje skeme te veçante pensioni rreth 4 mije kerkesa per ata qe kane vuajtur internimet dhe debimet. Nga  20 589 kerkesa, sipas Ministrit të Drejtësisë janë refuzuar vetem 1600 kerkesa per dokumenatcion te manget.

Pas ketyre te dhenave opozita qe e kishte thirrur zotin Halimi nuk beri asnje pyetje dhe pas mbylljes se seances vetem me deklarimet e ministrit te Drejtesise, deputeti socialist Pandeli Majko beri kete shpjegim per mungesen e pyetjeve: “Sot ne nuk beme pyetje, pasi ne nuk jemi përfaqësuesit e grevës së urisë dhe nuk marrim përsipër të flasim në emër të kërkesave që ata kanë. Sot në publik, ne u përpoqëm të nxisim përfaqësuesit e institucioneve qeveritare të flisnin. U takon të përndjekurve të bëjnë komente për këto çështje”, tha Majko.

I pyetur nese Partia Socialiste ndjehet pergjegjese qe gjate 8 viteve te qeverisjes nuk i ka dhene asnje demshperblim shtreses se ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, zoti Majko u pergjigj: “Ne jemi te gjithe përgjegjës. Nuk donim te benim debat politik pikërisht për këtë arsye. Dje ishte ditëlindja e kryeministrit aktual, sot eshte ajo e Enver Hoxhes. Nuk mendoj se i bënim nder ketyre dy diteve sot per te diskutuar ne kete çeshtje. Mendoj se do te ishte ironi e tepërt për të diskutuar më gjatë në këtë cështje sesa ajo që ne bëmë”.

PS: Greva e urisë dhe darkat luksoze

Partia Socialiste vijoi denoncimin e saj per ankandin e pikturave te organizuar nga Fondacioni i Femijeve Shqiptare, ne te cilin sipas saj u mblodhen 544 mije 300 euro.

Keti Bazhdari tha se darka luksoze dhe mbremja gala u organizua ne kohen kur te perndjekurit politikë ishin ne diten e 23-te te greves se urise dhe per ta Qeveria nuk ka dhene asnje pergjigje.

“Fondacioni i Familjes publikoi sot një prononcim për shtyp ku pretendon se jep shpjegime për denoncimin e Partisë Socialiste për darkën luksoze dhe ankandin e pikturave, ku sipas asaj që pohon vetë Fondacioni i Familjes u mblodhën plot 544 300 euro. Kjo deklaratë e Fondacionit të Familjes jo vetëm që nuk u jep përgjigje shqetësimeve të ngritura nga Partia Socialiste, por vetëm sa shton edhe më shumë pikëpyetjet dhe dyshimet mbi qëllimet e vërteta të këtij ankandi. Një pyetje personale për Fondacionin e Familjes; A ju vret ndopak ndërgjegjja që ndërkohë që ju organizonit darkën luksoze gala, të denjë për ndonjë sulltanat afrikan, dhe ankandin ku paraja derdhej lumë, vetëm disa qindra metra më larg një grup të përndjekurish dergjeshin pa ngrënë në ditën e 23 të grevës së tyre të dëshpëruar? A ndjeni ndopak dhimbsuri që sot, kur ju numëroni paratë, të përndjekurit vazhdojnë të qëndrojnë në grevë, në kushte të rënda e me shëndetin që u është përkeqësuar deri sa po u rrezikon dhe jetën?” tha Bazhdari.

Rama: Berisha, vulgaritet për ish të përndjekurit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes rrjetit social Twiter ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj gjuhën sipas tij vulgare të përdorur nga kryeministri ndaj ish të përndjekurve politike.

Sipas liderit të opozitës, shefi i qeverisë këtë kategori në vitet ‘90 e quante llumi i shoqërisë, ndërsa sot i cilëson trafikantë dhe fundërrina.

Për Edi Ramën treguesi i marrëzisë që ka kapluar kryeministrin janë edhe deklaratat e tij të fundit për biseda me Zotin, çka sipas socialistit sa do të vijnë e do të rëndohen me afrimin e zgjedhjeve.

Viti 2013 për kreun e opozitës, do të jetë pikënisja e një ndryshimi të madh ku hapësirë të veçantë do të ketë edhe për të përndjekurit politikë që për 22 vjet, sic thekson zoti Rama kanë mbështetur një përbuzës gojështhurur.

AI: Qeveria të nisë dialogun

“Amnesty International” i bën thirrje qeverisë që të nisë menjëherë dialogun me shoqatat e ish të përndjekurve politikë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Në reagimin e organizatës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut thuhet se qeveria duhet të respektojë të drejtat e ish të burgosurve politikë dhe vëren se pjesa më e madhe e kësaj kategoria të shoqërisë shqiptare jeton në varfëri ekstreme.

Amnesty International kritikon kryeministrin Berisha që sipas saj në kushtet kur gjendja e të grevistëve përkeqësohet dita-ditës, vazhdon ta quajë atë një protestë politike, edhe pse kërkesat e tyre janë tërësisht ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB