Alternime vranësirash dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të shtunë Ndërsa 18-vjeçarja Nazime Visha ndodhet në ambientet e paraburgimit 313
në pritje të përfundimit të hetimeve ndaj saj për vrasjen e Fiqiri
Muçës, Prokuroria i ka konfirmuar paraprakisht të gjitha dyshimet e saj
si autore e këtij krimi është adoleshentja dhe se ndaj viktimës nuk
është qëlluar nga person tjetër.
Burime te sigurta te Top Channel deklarojne se nje grup hetimor me perfaqesues te prokurorise dhe policise kane kryer nje eksperiment hetimor per t’u bindur se vajza nga Malvileza dinte me se miri te qellonte me arme.
Burimet shtuan se Nazimeja eshte shoqeruar per ne nje poligon ne Mullet ku i eshte dhene nje arme e ngjashme sikurse ajo e krimit. Vajzes i eshte kerkuar qe ta mbushe vete armen per te pare nese ishte e afte apo jo dhe me pas i eshte thene te qellonte drejt disa piketave. ‘Gjithe ky ekspertiment,- vijuan burimet,- rezultoi i tille qe i bindi hetuesit se adoleshentja jo vetëm kishte informacion per armet, zberthimin dhe mbushjen e tyre por edhe se ishte nje qitese e shume e mire’.
Nderkohe hetuesit po kompletojne dosjen hetimore pasi kane rimarre ne pyetje gjyshen dhe familjare te adoleshentes per të saktesuar me qarte motivin e vrasjes se 45-vjeçarit Fiqiri Muça.
‘Deri me tani,- pohoi nje burim, – jemi te bindur se Nazime Visha ka mesuar te fakte shume tronditese rreth veprimeve te viktimes, se ajo pak dite para krimit ka kaluar nje krize te forte emocionale, pasi ka mesuar keto detaje çka e ka shtyre ate te kryeje vrasjen me dashje te plote‘. Nderkaq prokuroria duket se do t’i qendroje te dhenave te mbledhura edhe nga rrefimi i autores, por edhe ekspertiza mjeko-ligjore se ajo ka qene fillimisht e abuzuar sekualisht ne nje moshe kur ajo ishte femije .
Top Channel