Ndryshon rregulli historik, ja sa kartonë të verdhë duhen tani për të pezulluar një lojtar
Angel Di Maria, në një intervistë për ‘El espectador’, theksoi se Jose Mourinho është trajneri më i mirë që ka pasur në karrierën e tij.
“Është më i miri që kam pasur ndonjëherë në karrierë. Është shumë profesionist, të mbështet gjithmonë dhe të mëson shumë gjëra. Kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist”, deklaroi argjentinasi i Real Madrid për teknikun portugez.
Në lidhje me nivelin e lartë që ka arritur që nga mbërritja e tij në Madrid, Di Maria theksoi: “Kam fituar shumë besim pasi kam luajtur në të gjitha ndeshjet. Kur ke vazhdimësi në klubin tënd, gjithçka është më e lehtë.”
Kur u pyet për Messin, mëngjarashi tha: “Është një fenomen. T’i bën gjërat e lehta kur je në një skuadër me të dhe bën magji me topin në këmbë.”
Top Channel