Brazili mund 4-0 Japoninë

16/10/2012 16:50

Brazili ka mundur me goleadë 4-0 Japoninë në një ndeshje miqësore në Poloni, ku Neymar shënoi dy gola, ndërsa Paulinhho dhe Kaka’ nga një për kokë.

Yjet e Brazilit nuk e patën të vështirë të fitonin këtë takim duke luajtur një ndeshje të bukur dhe duke zotëriar topin nga fillimi në fund.

Paulinho hapi rrugën e fitores me një gol nga distanca dhe Neymar thelloi avantazhin në 3-0.

Golin e fundit e shënoi Kaka’ pas një aksioni vetjak si në kohërat e Milanit.

Top Channel