Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë, fokusin e ka patur tek veprimtarite kushtuar 100-vjetorit të pavaresisë.
Sipas tij, shqiptaret kudo që ndodhen duhet të jenë pjesë e këtij momenti historik ku mbështeten rrënjet e kombit pavarësisht historisë që i ka ndarë shqiptarët në shtete të ndryshme.
Shqiptarët, siç tha kryeministri nuk duhet të ndihen të braktisur në asnjë vend ku ata jetojnë.
Ndërkohë, një tjetër pikë ku zoti Berisha është ndalur është edhe rritja ekonomike, e cila sipas tij aktualisht ka dalë nga një plogështi e shkurtër e ndikuar nga disa faktorë.
“E rëndesishme”, tha shefi i qeverisë, “është se ekonomia dëshmoi vitalitetin e saj, vitalitet që përkthehet në një rritje në një tremujor katër herë më të madh se ajo që parashikoi FMN si rritje vjetore”.
Top Channel