Në ditën e 24 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e ish të
përndjekurve politikë është rënduar. Ata rrëfejnë se kanë kaluar një
natë të keqe për shkak të rrebeshëve të shiut që kanë lagur çadrën e
improvizuar nëqiell të hapur.
“Pothuajse një pjesë e batanijeve kanë dalë jashtë përdorimit. Nëqoftëse do të vazhdojë koha e keqe do të rëndohet edhe më keq situata”, u shpreh Fatmir Lamaj, ish i përndjekur.
Gjatë ditës situata është tensionuar, kur koordinatorët e grevës kanë tentuar të rifusin në grevë ish-grevistin Arif Beu, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë. Ish i përndjekuri ishte larguar nga greva dy ditë më parë për shkak të gjendjes shëndetësore të së bijës.
“Vajza ime ndodhet në spital dhe unë duhet të kontaktoja me të, por tani nuk më lejojnë të rihyj në grevë”, tha Beu.
Pas përballjes me forcat e policisë, koordinatorët e grevës kanë paralajmëruar një tjetër grevë në një tjetër ambient me grevistë të rinj.
Ish-të përndjekurit falenderuan Pandeli Majkon në cilësinë e qytetarit sic u shprehën ata, per ndihmat që ka ofruar për grevistët si dhe të gjithë qytetarët e tjerë që i kanë mbështetur.
Ish të përndjekurit në protestë: Qeveria të hyjë në bisedime
Ish të dënuarit politikë kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për
të ulur në dialog grevistët e urisë me Qeverinë shqiptare.
Në ditën e 24 të grevës së urisë, kreu i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Skënder Tufa deklaroi, në një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, se tashmë gjendja e grevistëve është tepër e rëndë dhe se duhet një reagim i menjëhershëm i shtetit për zgjidhje, në përputhje me ligjin, me qëllim që të mos ketë viktima në njerëz.
Tufa deklaroi se greva e urisë është vetëm për çështje ekonomike dhe akuzoi politikën shqiptare është e pandjeshme ndaj këtij akti njerëzor
Top Channel