Prag Hallouini, artistja transformon veten

15/10/2012 11:10

Më 31 tetor është festa e Hallouinit dhe një artiste e makiazhit ka krijuar disa maskime të mrekullueshme (dhe të frikshme sigurisht) për këtë festë.

Angie Starling ka publikuar një video në Youtube ku tregon se si një njeri që nuk është profesionist mund të bëjë makiazhe fantastike. Britanikja është studente në Shkollën e Arteve dhe talentin e saj e përdor për pikturë, skulpturë dhe dekorime ëmbëlsirash gjithashtu.

Video e makiazheve për Hallouin ka mbi 14 milionë klikime. Vajza shpenzon 6-7 orë për një makiazh, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak: “Është diçka që e bëj me dashuri. Kam një ide dhe më pëlqen ta vë në jetë.”

Disa nga transformimet përfshijnë një kukull, një viktimë dhe një mbretëreshë-merimangë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA