Injesta, lojtari ideal? Edhe Kristiano Ronaldo

15/10/2012 23:30

“Në djall rivaliteti, le t’i njohim meritat”. Kështu mund të përkufizohet me një fjali zgjedhja e Andres Injestës, i cili ka përfshirë edhe Kristiano Ronaldon në profilin e tij të futbollistit ideal.

Për mesfushorin e Barçës, numri 1 në Europë sa i përket UEFA-s, futbollisti i ëndrrave do të duhet të kishte “personalitetin e Pyjolit, gjuajtjen me të djathtën të Ksavit, zhdërvjellësinë taktike të Buskets, goditjen me kokë të Falkaos, të majtën dhe klasin e Mesit si dhe nuhatjen për gol të Kristianos”.

Injesta ka folur gjatë një programi radiofonik argjentinas, ku ka thurur elozhe ndaj Rikelmes, “një prej më të mëdhenjve të “albiçelestëve”, si dhe theksoi se ka ndjekur Aimarin që prej debutimit të tij.

Më pas kanë ardhur fjalët e mira për Kristiano Ronaldon. Një shenjë respekti ndaj portugezit, mbi të gjitha sepse vjen nga një prej lojtarëve “rivalë”, të “armiqve” të Barçës, i zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë në Europë. Për “CR7”, një tjetër pikë avantazhi e fituar në prag të garës për të fituar “Topin e Artë”.

Top Channel