Kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet dhe vijon ta konsiderojë grevën e urisë së ish të përndjekurve si politike.
Shefi i Qeverisë theksoi se dëmshpërblimi i kësaj kategorie është bërë në përputhje me ligjin dhe se kjo shtresë është dëmshpërblyer edhe me apartamente.
“Kush e menaxhon greven e tyre? Nje kriminel ordiner i vendosur per te damkosur vuajtjet e te dënuarve politikë. Për vite të tëra kishte ndertuar bordello ne mes te Tiranes dhe i shfrytezonte per t’u pasuruar vete. Skender Tufa, menaxher trafikant per te diskretuar kete shtrese qe ka vuajtur me shume nga te gjithe. U bej thirrje familjareve te mos lejon njerezit e tye te shkelmohen e perlyhen nga njerez te zhveshur nga cdo norme morale. Per fat te keq, ky grup i vogel perfaqeosn vetem Skender Tufen, Edi Ramen,Gramoz Rucin dhe bamiresit e tyre”, tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se qeveria e tij do te vazhdoje te zbatoje me perpikmeri ligjin per demshperblimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike. Duke e cilesuar kete si nje greve politike, ai u kthye pas ne kohe, ne vitin 1994, per te pranuar se kishte mesuar nga gabimet e se shkuares.
“I garantoj se do te resektohen deri ne fund. I garantoj se nuk do t’i nxjerre njeri. Te mos degjojne genjeshtrat e PS.Nje gabim qe e kam bere para 17 vjetesh, nuk e bej me, por atehere isha mjek dhe i nxorra se me vinte keq se mos vdisnin njerezit”, tha Berisha.
Top Channel