Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në Vlorë për të inspektuar nga afër një tjetër pronë të ushtrisë, e cila është çuar tek Ministria e Ekonomisë për privatizim.

“Sot po ju tregojmë një pronë tjetër që dëshmon batërdinë e Ministrit të Mbrojtjes me pronat e ushtrisë. Kjo pronë, që dikur ishte aerodromi i ushtrisë në Vlorë ka një sipërfaqe marramendëse, 302.400 metra katrorë, të cilët Arben Imami tashmë e ka bërë gati për ta shitur sipas vetë dokumentacionit që na vënë në dispozicion ku tregohet sipërfaqja dhe komunikimi me Ministrinë e Ekonomisë për të filluar procëdurën e shitjes”, denoncoi Balla.

Duke patur parasysh shtrirjen e madhe të kësaj prone, brenda vijës së verdhë të Bashkisë Vlorë, Balla ka theksuar se pronat publike duhet të marrin parasysh nevojat e komuniteteve që i rrethojnë dhe mirëqënien e tyre.

”Në fakt, për këtë pronë nuk kishte pse të fillonte procedura e shitjes, përkundrazi, për këtë pronë kaq të madhe, pothuajse në një prej zonave më të rëndësishme për zhvillim në qytetin e Vlorës, duhej të ishte vënë në dispozicion të këtij komuniteti lokal që rrethon këtë pronë. Për të ngritur këtu institucione të jetës sociale të cdo komuniteti, këtu ka nevojë për një shkollë, një qendër shëndetësore, ka nevojë për qendra të trajtimit të moshave të treta, ka nevojë për ambjente në dispozicion të kohës së lirë, fusha futboli e të tjera me radhë”, theksoi deputeti socialist.

Balla ka treguar studimin e Bashkisë së Vlorës, e cila sipas tij e kishte percaktuar kete zone per ngritjen e mjediseve te me siperme. Por, edhe ky propozim sipas zotit Balla, nuk është marrë fare parasysh nga ministri i Mbrojtjes.

Akuzat për MM, PS letër NATO-s

Partia Socialiste i
është drejtuar me një letër selisë qendrore të Aleancës së Atlantikut
për të denoncuar, sipas saj, abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Socialistët pretendojnë për
shkelje të rënda në këtë dikaster me kontratat e shitjes së armatimit
luftarak, që sipas tyre bien ndesh me rregullat e NATO-s dhe ligjet
ndërkombëtare që rregullojnë këtë aktivitet.

Në letër PS
informon NATO-n për atë që ajo e quan moslejim të paligjshëm të
kontrollit nga ana e Komisionit të Sigurisë në dokumentat e Ministrisë
së Mbrojtjes. Socialistët thonë se ky ndalim, përkundër pretendimit të
ministrisë, bëhet pa asnjë shkak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA