Fushata e të rinjve eurosocialiste u ndal në Elbasan, prej nga ku Edi Rama kërkoi përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në përpjekjen, siç e cilësoi ai për një Rilindje Shqiptare.

Për zotin Rama, kjo Rilindje është e mundshme dhe do te bëhet realitet nga bashkimi me qytetaret e thjeshtë, me ata që sipas tij po ndjrjnë gjithmonë e më shumë morsën shtypëse të një pushteti që mendon veç për xhepat.

”Asgjë nuk do të jetë më njësoj pasi të fitojnë në 2013, nëse ne e realizojmë fitoren përmes rrugës së shtrirjes së dorës dhe të dëgjimit të atyre që kemi rreth e rrotull, e komunikimit me ta për të thënë se Shqipëria mund të bëhet, Shqipëria europiane që ne duam do të bëhet”, deklaroi kryesocialisti Rama.

Sipas liderit te opozitës, kjo është një betejë për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri që të ketë vend për çdo qytetar të sajin, duke u dhënë atyre mundësi për të jetuar të lirë e në mirëqënie: ”Dua të them me bindje se politika, ajo për të cilën ju dëgjoni fjalët më të këqija, në fakt nuk është asgjë tjetër kur është ajo e mira dhe e vërteta, se sa mundësia për të mbledhur njerëzit bashkë si sot, për t’i bërë së bashku siç do t’i bëjmë ne në vitin e ndryshimit 2013”.

Në takim merrnin pjesë edhe deputeti Ben Blushi, Taulant Balla, e sekretari për rininë, Erjon Veliaj.

”Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një koncert. Secili nga ne duhet të ketë një biletë, vota e vitit do të jetë një biletë për një Shqipëri më të mirë dhe të drejtë, arsim më publik, Shqipëria më të bukur. Megjithatë, pasja e një bilete nuk mund të mjaftojë, sepse secili prej nesh duhet të shpërndajë një biletë për të bërë atë Shqipëri që ne duam”, deklaroi Blushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA