
Policia e Shtetit lajmëroi të dielën për një “furtunë” ndryshimesh në radhët e saj, në kuadër të vijimit të procesit të konkurimit për grada.
Midis ndryshimeve të lajmëruara, ishin ato të drejtuesve të dy komisariateve në Tiranë, i krerëve të Policisë së Lezhës e Beratit si dhe ish-drejtori i Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti, i emëruar në postin e Zv/drejtorit të Sigurisë Publike të Qarkut Durrës.
Këto janë ndryshimet e lajmëruara zyrtarisht brenda Policisë së Shtetit
Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë emërohet Arben Hajdarmataj
Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat është emëruar Altin Qato
Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1 në Qarkun Tiranës është emëruar Gazmend Hamitaj
Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë është emëruar Dritan Dorda
Zv/Drejtor për Sigurinë Publike në Qarkun Durrës emërohet Krenar Ahmeti
Top Channel