Pas dhjetra misioneve në hapësirë Endeavour, për shkak “të moshës u detyrua të ecë në tokë” nëpër rrugët e Los Anxheles për t’u mbyllur përgjithmonë në muzeun e shkencave në këtë qytet.

Nën syrin e mijëra personave dhe objektivat e qindra aparateve fotografikë, anija hapësinore Endeavour përshkroi rrugët e Los Anxheles në shpinën e një kamioni me 160 rrota, të përshtatur posacërisht për këtë rast.

Parakalimi ngjalli ndjenja krenarie tek amerikanët për atë që arritën me ndihmën e kësaj anijeje. Endeavour është anija kozmike e gjeneratës së pestë të NASA-s duke pasuar Challenger, e cila shpërtheu në ajër vetëm 73 sekonda pas lëshimit më 28 janar të 1986.

Misioni i parë drejt hapësirës i Endeavour daton më 7 maj të 1992 dhe i fundit më 16 maj të 2011-ës. 130 janë misionet e kësaj anijeje hapësinore në 19 vite aktivitet të saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA