U19, Italia mund Shqipërinë në Vlorë

12/10/2012 00:00

Kombëtarja shqiptare Under19 e drejtuar nga ish-portieri dhe kapiteni kuqezi, Foto Strakosha është mundur me rezultatin 0-3 nga të rinjtë e Italisë.

Shpresat e futbollit shqiptar nuk mundën t’i rezistonin më shumë se 47 minuta lojë rivalëve të së njëjtës grupmoshë të Italisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Vlorës. Goli i parë i miqve mbërriti në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga Padovan.

Nisja e pjesës së dytë ishte një pasqyrim i së parës. Të rinjtë kuqezinj ishin të pafuqishëm përballë skuadrës mike dhe 10 minuta nga fërshëllima e nisjes, italianët gjejnë golin e dytë me Belloni-n. Në minutat shtesë të takimit, Padovan shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Italinë, ndërsa në minutën e 85, Marku la skuadrën tonë me 10 lojtarë  pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Këto ishin ndeshjet e para të fazës kualifikuese për Uefa Under19 Championship, ku të rinjtë tanë ndodhen në grupuin 7 me Italinë, Belgjikën dhe Bjellorusinë.

Top Channel