Zvoninir Boban flet pa filtra: Infantino do të rizgjidhet pa problem në krye të FIFA
Jorge Lorenzo dhe Dani Pedrosa janë pretendentët kryesorë për titullin kampion dhe është logjike që ishin ata protagonistët absolutë në Japoni. Në dy sesionet e para të provave të lira në cirkuitin e Motegit, dy spanjollët kanë luftuar për kohën më të mirë.
Spanjolli i Hondës u tregua më i shpejtë se ai i Yamaha-s mëngjesin e sotëm. Pedrosa ka shënuar kohën 1’46’’088, ndërsa Lorenzo ka qenë vetëm 102 të mijtat më i ngadaltë.
Koha e tretë më e mirë është regjistruar nga Andrea Dovizioso. Vendi i pestë për Valentino Rossi me Ducati.
Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00, ndërsa gara të dielën, në të njëjtën orë. Eventet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel