Guardiola i thotë JO Milanit

12/10/2012 11:00

Pep Guardiola ka refuzuar propozimin e Milanit, sipas gazetës spanjolle ‘Sport’. Ish-trajneri i Barcelonës ka refuzuar gjithashtu edhe londinezët e Chelsea dhe kombëtaren braziliane.

Gjithsesi Berlusconi nuk është dorëzuar dhe Adriano Galliani mund të takojë teknikun katalanas pas dy javësh në Nju Jork për t’i prezantuar projektin dhe për ta bindur të pranojë ofertën.

Me shitjen e një pjese të aksioneve të klubit tek investitorët arabë ose rusë gjithçka do të jetë e mundur. Investimet e reja dhe blerja e kampionëve mund të bindin Guardiolën për tu ulur në pankinën kuqezi.

Konkurrenca është e fortë: Guardiola kërkohet edhe nga Arsenal, Tottenham dhe Manchester United.

Top Channel