Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Egjipti rihapi për turistët një prej piramidave më të mëdha në vend, në një përpjekje për të rigjallëruar industrinë e turizmit, e dëmtuar rëndë pas konfliktit civil të një viti më parë.
Ministri i Antikiteteve, Muhammad Ibrahim, rihapi Piramidën e Kafres, së bashku me gjashtë varre antike në Giza, pas përfundimit të një projekti të gjatë restaurimi.
Piramida, e lartë 136 metra, është e dyta më e madhe në Egjipt dhe atje prehen eshtrat e Faraonit që i ka dhënë edhe emrin këtij vendi.
Ibrahim theksoi se Egjipti është rikthyer të jetë tashmë një vend i sigurt për turistët e huaj.
Si rrjedhojë e revolucionit që solli rrëzimin e qeverisë së Mubarakut në shkurt 2011, numri i turistëve që vizitojnë vendin e Afrikës Veriore pothuajse është përpjestuar me tre.
Turizmi është një prej sektorëve kryesorë të jetës ekonomike në Egjipt dhe rigjallërimi i kësaj industrie ka një rëndësi thelbësore për rigjenerimin e të gjithë ekonomisë së vendit me 85 milionë banorë.
Top Channel