Gillian Bell është një pastiçiere, ëmbëlsirat e të cilës duhet shumë guxim që t’i provosh sepse format e tyre frymëzohen nga filmat horror: pjesë trupi të prera dhe plagë të hapura.
34-vjeçarja ka çelur një ekspozitë në Londër me punët e saj me qëllim sensibilizimin e njerëzve mbi sëmundjet e ndryshme.
“Është e mërzitshme të bësh tortat e zakonshme siç i bëjnë të gjithë. Është shumë më qejf të bësh ëmbëlsirat e “pështira”. Është bukur kur sheh reagimin e njerëzve kur i afrohen këtyre tortave dhe pastave për herë të parë”, shprehet Bell për ‘Daily Mail’.
“Disa njerëz i provojnë menjëherë, por ka edhe nga ata që nuk guxojnë kurrë t’i kafshojnë”, thotë Bell.
Duke parë forma të tilla, nuk i vëmë faj atyre që nuk i kanë provuar këto ëmbëlsira.
Top Channel