Top 10 simulimet më qesharake

10/10/2012 13:45

Simulimi qesharak i sulmuesit uruguajan të Liverpulit, Suarez në ndeshjen që “The Reds” luajtën kundër Stoke City vijon të komentohet nga mediat dhe organet e futbollit britanik.

Përpjekja për të mashtruar gjyqtarin e takimit, ishte aq qesharake sa edhe vetë Jim Boyce, zyrtar i lartë i FA-së dhe përfaqësuesi anglez në FIFA kërkoi masa të ashpra ndaj “mashtruesve” duke i cilësuar simulatorët si “kanceri i futbollit”.

Frymëzuar nga rasti në fjalë tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar 10 simulimet më qesharake të të gjitha kohërave.

Në vendin e 10 renditet Jurgen Klinsman me aktrimin fenomenal pas një (mos)kontakti me Pedro Monzon në përballjen Gjermani-Argjentinë në vitin 1990. Vendi i nëntë shkon për Cristiano Ronaldo-n, jo për ndonjë simulim qesharak të veçantë, por për të gjitha perpjekjet e tij për të mashtruar gjyqtarët.

S’mund të mungonte në top 10 e simuluesve qesharakë edhe Alberto Gilardino-n që në ndeshjen Celtic-Milan në vitin 2007 u rrëzua në zonë me pretendimin se ishte penguar nga kundërshtari. Me të drejtë gjyqtari i takimit e ndëshkoi me karton të verdhë.

Në listën e “The Sun” ndodhet edhe katalanasi Sergio Busquets në ndeshjen Barcellona-Inter të 2010-ës kur nxorri me karton të kuq Thiago Silva-n.

Vendi i katërt është disi i vecantë, pasi ai shkon për një gjyqtar. Paul Alcock “ngjasonte me një pensionist të dehur” në përpjekjet për t’u rrëzuar pas të shtyrës së marrë nga Paolo Di Canio në ndeshjen Sheffield-Arsenal të vitit 1998.

Ndërsa “kurora” e këtij klasifikimi shkon për trajnerin e Duisburgit, Norbert Meier në ndeshjen Duisburg-Këln të vitit 2005. Trajneri godet i pari Albert Starit, por më pas rrëzohet sikur të ishte ai viktima e një goditjeje.

Më poshtë rënditja e 10 simulimeve më qesharake:
1 – Norbert Meier (Duisburg-Këln, 2005)
2 – Rivaldo (Brazil-Turqi, 2002)
3 – Steven Taylor (Newcastle-Aston Villa, 2005)
4 – Paul Alcock (Sheffield-Arsenal, 1998)
5 – Sergio Busquets (Barcelona-Inter, 2010)
6 – Jens Lehmann e Didier Drogba (Arsenal-Chelsea, 2007)
7 – Alberto Gilardino (Celtic-Milan, 2007)
8 – Diego Simeone (Angli-Argjentinë, 1998)
9 – Cristiano Ronaldo (nga 2002 kur mbërriti në Premier League e deri sot )
10 – Jurgen Klinsmann (Gjermani-Argjentinë, 1990)

Më poshtë video e vendit të parë:

Top Channel