Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness,
Qeveria Spanjolle, nëpërmjet Ministrisë së Edukimit, Kulturës dhe Sportit është duke kërkuar një televizion që të transmetojë ndeshjen e ardhshme eliminatore midis Bjellorusisë dhe Spanjës, pasi Televizioni Publik Spanjoll (TV Espana) vendosi të tërhiqej nga blerja e së drejtës për ndeshjen e ardhshme.
Vendimi i pazakontë u mor pasi kërkesa prej 1,5 milionë eurosh e Federatës Bjelloruse të Futbollit u konsiderua si e tepruar prej TVE-së.
Si rrjedhojë, shteti ndodhet në situatën e vështirë, në të cilën i duhet të negociojë me kanalet private, për transmetimin e ndeshjes në fjalë.
Në bazë të rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s, çdo shtet është përgjegjës për të drejtat televizive të përfaqësueses së vet, me Federatat që negociojnë personalisht shitjen e së drejtës televizive ose e japin atë me koncension, për kanalet e huaja që ofrojnë një shumë të caktuar.
Fillimisht, pala bjelloruse kërkoi një shumë prej tre milionë eurosh për të shitur të drejtat e transmetimit të ndeshjes në Spanjë, por ndonëse çmimi është reduktuar përgjysmë, televizionet e prekur nga kriza financiare në vend nuk e gjykojnë të arsyeshme të bëjnë një shpenzim të tillë.
Top Channel