Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness,
Leo Messi ndodhet në Argjentinë i grumbulluar me kombëtaren bardhekaltër në kuadër të ndeshjeve eliminatorë të Amerikës Latine për Kupën e Botës “Brazil 2014”, por në mendjen e tij vazhdon të jetë Barcelona.
Ylli i katalanasve theksoi se skuadra e tij po e ndjen shumë mungesën e Guardiolës: “E ndjejmë mungesën e tij. Kaluam shumë vite të suksesshme së bashku, por tani shpresojmë që të arrijmë të njëjtat suksese me Tito Vilanovën.”
Në lidhje me golat që po shënon me goditje dënimi, Messi zbuloi sekretin: “Më thanë që për të gjuajtur mirë goditjet e dënimit duhej të stërvitesha dhe nisa të qëndroja pas stërvitjes për tu përmirësuar në këtë aspekt.”
Duke folur për ndeshjen kundër Realit, “Pleshti” u shpreh: “Realin e njohim dhe na njeh, kështu që ndeshjet bëhen të vështira. Në pjesën e parë luajtën ata më mirë, ndërsa në të dytën luajtëm më mirë ne. Janë ndeshje të bukura për tu luajtur dhe shpresoj që publiku të jetë kënaqur.”
Top Channel