Nuk do t’ju besohet, Kylian Mbappe edhe në këtë situatë të vështirë mbetet i pari, thyen rekordin Guinness,
Supersfida Barcelona-Real Madrid përfundoi me rezultatin 2-2, por futbollistët e të dyja skuadrave vazhdojnë të debatojnë në distancë me njëri-tjetrin për një episod të kësaj Klasikeje.
Bëhet fjalë për një aksion ku Pepe pengon (ose jo) në zonë Iniestan, katalanasi rrëzohet, por arbitri vazhdon lojën. Pas ndeshjes portugezi i Realit deklaroi se “lojtarët e Barcelonës luajnë teatër” duke nënvizuar se nuk e preku spanjollin e Barçës.
Tashmë është Iniesta ai që kundërpërgjigjet. Në një emision radiofonik spanjoll, mesfushori u shpreh: “Ajo që ka thënë Pepe më ka ofenduar, por atë lojtar e njohim se kush është.”
“Secili mund të japë mendimin e tij dhe mund të thotë “nuk ishte penallti”, por nuk mund të vazhdojë e të fyejë kolegët. Unë dhe shokët e mi nuk luajmë teatër”, theksoi Iniesta.
Por, Pepe i është rikthyer sërish kësaj teme ditën e sotme duke thënë se “nëse dikush ndihet i ofenduar, kjo do të thotë se e vërteta i djeg.”
Top Channel