Ndonjëherë nuk duhet një kompani e tërë, por vetëm një person punëtor, me durim dhe vullnet të fortë për të realizuar diçka që duket e pamundur, si ndërtimin e një helikopteri.
Pas më shumë se katër viteve punë, ëndrra e Qani Lutfiut nga Presheva u realizua. Ai ia doli të jetë njeriu i parë në Ballkan që ndërton vetë një helikopter. Nuk iu deshën as fabrikat e Eurokopter apo kompanive të tjera, por vetëm një çekiç dhe një palë pinca që ëndrra e tij të bëhej realitet.
Lutfiu nuk është me profesion as fizikanët, as instruktor e as pilot, por ai thotë se është kuadër i “Skënderbeut”, duke iu referuar gjimanzit që ka mbaruar. Preshevari thotë se filloi ndërtimin e këtij mjeti fluturues nga vullneti dhe dëshirë për të vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut.
Ishte agjencia informative “Presheva e jonë” e cila raportoi e para për nismën Lutfiut, pastaj ai fitoi edhe vëmendjen e meidave serbe. Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterit. “Made in Presheva” autori i këtij projekti madhështor shpjegon se ky mjet është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin.
Megjithatqë ndërhyrje të tjera mund të bëjnë që të mbajë pesha edhe më të mëdha apo më shumë persona. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtinë mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime, që do të thotë 30 rrotullime në sekondë.
Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg. Deri tani janë realizuar pjesa më e madhe e punimeve dhe kanë mbetur ca gjëra të vogla për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin shqiptar.
Top Channel