Antonio, djaloshi që sheh dhe flet me të vdekurit

09/10/2012 02:35

Një djalosh i vogël i cili ka aftësinë të flasë me të vdekurit, komunikon me stërgjyshërit e tij të cilët nuk i ka njohur asnjëherë, dëshmon e ëma.

Antonio, rreth 7 vjec, mundohet të gjejë paqe dhe njëkohësisht të bashkëjetojë me dhuntinë e tij, teksa shfaqet në episodin e fundit të një reality-show të quajtur TLC’s Long Island Medium.

Mamja e tij Sandy tha në emision se djali i saj ka aftësinë të shohë shpirtra, ashtu si vetë ajo. “Është një dhuratë nga Zoti. Por unë jam e shqetësuar”.   
   
Ajo shtoi më pas: “Ai shikon më tepër gjyshërit e mi, të cilët i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin të përshkruajë cfarë ata po bëjnë, madje edhe personalitetet e tyre. Është një mori ndjenjash të përzjera sepse nga njëra anë nuk dua që im bir të vihet në lojë nga shokët e tij apo nga të rriturit, sepse ata janë tepër paragjykues me të.”

Por Antonio nga ana e tij nuk duket shumë i shqetësuar nga dhuntia e tij. “Unë dua të bëhem një futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha fëmija.   

Zonja Caputo, e ëma e djaloshit, e përshkruan veten e saj si një mama tipike nga Long Island, e cila pretendon se edhe vetë merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund të komunikojë me të vdekurit. Episodi fokusohet me të ëmën e Antonios e cila drejton një takim, privat dhe më pas në grup, spiritualizmi. Grupi është i përbërë nga skeptikë të procedurës por dhe besimtarë të saj.     

Burri i saj, Larry dhe dy fëmijët, kanë mësuar të jetojnë me dhuntinë e saj, por kjo duket që nuk është e lehtë, sidomos kur mesazhe nga të vdekurit spontanisht ndërpresin darkën, vizitën tek dentisti apo bërjen e pazarit.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA