Ka vdekur në moshën 132-vjeçare Antisa Khvichava, gruaja nga Gjeorgjia e cila sipas dokumentave ka lindur më 8 korrik 1880 duke qenë personi më i vjetër në botë.
Gruaja, e cila jetonte me nipin 42-vjeçar në një shtëpi në malet e Sachinos, ka punuar si mbledhëse gruri dhe çaji. Ajo doli në pension në vitin 1965, kur ishte 85 vjeç.
Mendohet se gruaja që ka jetuar në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ka 12 nipër, 18 stërnipër dhe 4 stër-stërnipër.
Zyrtarë, fqinj dhe pasardhës kanë mbështetur hipotezën se ajo është njeriu më i vjetër në botë. Certifikata e saj e lindjes ka humbur, por dy dokumente nga koha e Bashkimit Sovjetik vërtetojnë moshën 132-vjeçare. Gjithsesi këto dokumenta nuk janë plotësisht të besueshme.
Në librin e rekordeve Guiness, njeriu më i vjetër në botë është 116-vjeçari Besse Cooper (SHBA), ndërsa personi më i vjetër në botë që ka jetuar ndonjëherë është gruaja franceze Jeanne Calment, 122-vjeçarja e cila ka vdekur në vitin 1997.
Top Channel