“Peshku-vampir” ose “peshku me fytyrë qeni” janë krijesa që jetojnë në thellësi të mëdha detare dhe duke parë fotot duket se emrat i shkojnë shumë këtyre llojeve të rralla.
Këto lloje peshqish jetojnë në thellësi aq të mëdha sa vështirë se i ka zënë ndonjëherë syri i njeriut. Falë përpjekjeve të fotografit David Wrobel, tashmë bota ka mundësinë të shohë për herë të parë shumëllojshmërinë e gjallesave që jetojnë në thellësitë më të errëta të oqeaneve.
Thellësia e detit ka temperatura poshtë 0 gradë Celsius, pak oksigjen, trysni të madhe dhe aspak dritë. Në mungesë të ndriçimit, peshqit që jetojnë në këtë ambient kanë sy shumë më të mëdhenj.
Ushqimi i tyre janë mbetjet organike që bien poshtë dhe peshq me përmasa të mëdha. Për këtë arsye kanë dhëmbë shumë të mëdhenj dhe të frikshëm.
Top Channel