Mourinho: Messi dhe Cristiano? Nga një tjetër planet

08/10/2012 09:00

“Duhet të jetë e ndaluar të thuhet se kush është më i miri në botë. Këta të dy (Cristiano Ronaldo dhe Messi) vijnë nga një tjetër planet. Do të doja që Topin e Artë FIFA ta fitonte lojtari im sespe ka fituar kampionatin më të rëndësishëm të botës, por të dy janë fantastikë.”

Kështu u shpreh Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, pas Klasikes Barcelona-Real Madrid që përfundoi me rezultatin 2-2 me gola të shënuar pikërisht nga portugezi dhe argjentinasi.

“Mendoj se rezultati është i drejtë. Arbitri më pëlqen, por bëri një gabim të rëndësishëm. Gjithsesi, të gjithë bëjmë gabime”, theksoi tekniku portugez në lidhje me supersfidën e kampionatit spanjoll.

Nga ana e tij, mbrojtësi i madrilenëve, Pepe, kritikoi futbollistët e Barcelonës: “Luajnë teatër dhe këtë e shohin të gjithë. Iniestën nuk e preka fare dhe e patë vetë se si u rrotullua në tokë disa herë, por jemi mësuar tashmë me këto gjëra.”

Top Channel