Komentatori ofendon futbollistët myslimanë

08/10/2012 10:00

Gary Lineker, ish-futbollisti i famshëm i kombëtares angleze të futbollit dhe aktualisht komentator në televizione, ka kërkuar falje publike pasi u tall me dy futbollistë myslimanë të cilët festuan një gol duke u ulur në gjunjë dhe duke ulur kokën në tokë në pozicionin e faljes.

Lineker ishte duke komentuar golat e Ligës së Kampioneve në televizionin Al Jazeera që i drejtohet audiencës në Lindjen e Mesme kur bëri gafën.

Gafa u bë gjatë ndeshjes Schalke 04-Monpellier, ku Lineker komentoi kështu momentin kur lojtari i ekipit francez u përkul në tokë: “Një gol i mrekullueshëm nga Karim Ait-Fana, i cili shënon nga jashtë zone e më pas… nis të hajë bar.”

Ky koment mori shumë kritika online. Një përdorues shkroi në Twitter: “Fraza e Linekerit ishte shumë idiote dhe tregoi injorancën e tij.” Një tjetër shkroi me ironi: “Do të shkoj në xhami për faljen e së premtes. Ose për të “ngrënë bar” siç thotë Lineker.”

Ish-lojtari 51-vjeçar shkroi në faqen e tij të internetit: “Kërkoj falje. Unë nuk e dija se çfarë po bënin lojtarët sepse nuk jam në dijeni të besimit fetar të çdo futbollisti.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA