Bojkotohet mësimi tek Sportet

08/10/2012 00:00

Senati i  Akademisë së Edukimit Fizik e ka nisur këtë vit të ri akademik duke vendosur bojkotimin e mësimit derisa të zgjidhet çështja mbi zgjedhjen e rektorit.

Sipas profesorëve, çështja nëse duhet ose jo të zgjidhet sërish ky rektor, i cili mbush moshën e pensionit ndërkohë që është në detyrë, po zvarritet prej muajsh në gjykatë, duke e çuar akademinë në kolaps.

“Rregullorja nuk lejon të kandidojnë ata që nuk përmbushin mandatin për shkak të daljes në pension. Ai pretendon ta ndryshojë këtë. Por senati nuk e ka miratuar këtë ndryshim, prandaj ai e ka çuar çështjen në gjyq. Por para se ta çonte në gjyq është pezulluar proçesi zgjedhor”, deklaron profesori Agron Çuka.

“Ky është ngërçi, duke filluar tek programet mësimore, planet mësimore, rekrutimi i pedagogëve të rinj dhe shumë të tjera. Që këto të bëhen të ligjshme duhet të bëhen zgjedhjet dhe drejtuesit të jenë legjitim”, thotë  profesori Gavrosh Kavaja.

Por ndërsa senati ka marrë këtë vendim, rektori pret që gjykata të dalë me një vendim zyrtar për çështjen e tij, e cila diskutohet prej muajash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB