Rihanna, me të brendshme për reklamën e parfumit

06/10/2012 09:20

Rihanna ka nisur promovimin e parfumit të saj të ri në Twitter dhe kjo duket zgjidhja më e drejtë duke marrë parasush se këngëtarja ka plot 26 milionë ndjekës në rrjetin social.

“Kjo është reklama ime për fragrancën e re NUDE! Sigurohuni që të mbani erë të mirë, veçanërisht kur jeni të zhveshur”, shkroi 24-vjeçarja në profilin e saj.

Reklama tregon yllin e muzikës pop të veshur vetëm me të brendshme dhe me flokë të verdha.

Top Channel