Macja më e zymtë në botë
06/10/2012 11:35
Koloneli Mjau ka mijëra fansa në të gjithë botën, por shumë pak persona mund të kenë guximin për ta përkëdhelur nëse do e kishin pranë për shkak se pamja e maçokut nuk është aspak miqësore.
Pikërisht zymtësia e tij e ka bërë Kolonelin të famshëm në Facebook, ku faqja e tij ka mbi 32 mijë LIKE. Mes përdoruesve të internetit ai njihet edhe si Diktatori.
Fotot e postuara nga pronarja e tij shoqërohen me komente të tipit: “Vini re, të nënshtruarit e mi. Kam mësuar si të prek hundën time me gjuhë. Tani përkuluni para kësaj arritjeje!”
Pronarja e maçokut tashmë synon që Kolonelin Mjau ta dërgojë në Los Angeles për ta bërë një yll të vërtetë.
Top Channel