Debatik Curri rikthehet tek kombëtarja

06/10/2012 20:40

Debatik Curri rikthehet pas një viti në kombëtaren shqiptare. 28-vjeçari nga Prishtina i ka hedhur prapa krahëve dëmtimet që e lanë për një kohë të gjatë jashtë skuadrës kuqezi.

Kjo gjë e ka shtyrë trajnerin De Biazi ta grumbullojë atë në 2 ndeshjet eleminatore të Brazil 2014, atë me Islandën dhe Slloveninë, më 12 dhe 16 tetor në Tiranë.

Në listën e teknikut italian janë të njëjtët emra që ishin të grumbulluar për 2 sfidat e para, ndërkohë që i vetmi ndryshim është mosthirrja e sulmuesit Januzi që luan në kampionatin ukrainas.

Tekniku italian që drejton përfaqësuesen kuqezi nuk ka grumbulluar sërish Vangjelin, Bakajn dhe Zeqirin, dy të parët për arsye dëmtimi.

Ndryshe është situata për Kapllanin, i cili po kalon një formë të mirë tek Frankfurti, por kjo gjë duket se nuk po e bind mjaftueshëm De Biazin për ta ftuar në kombëtare.

Top Channel