Rikthehet në burg 1 vit nga përfundimi i dënimit

05/10/2012 00:00

Rreth një vit pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur lirimin me kusht
të një 79-vjeçari të dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1987,
një tjetër gjykatë vendos ta rikthejë në burg, ndërkohë që i ka mbetur
vetëm një vit nga përmbushja e dënimit.

Ditën e sotme policia e Shkodrës zbatoi vendimin e dhënë vetëm një ditë më parë nga Gjykata e Krujës, për rikthimin e burgun e sigurisë së lartë të Fushë-Krujës së 79-vjeçarit Kolë Kola nga fshati Mjedë i Shkodrës.

Kola ka vuajtur më shumë se 23 vite burg në Fushë-Krujë dhe Gjykata e Apelit e Shkodrës ka pranuar kërkesën e tij për ndërrimin e masës së sigurisë dhe vendosi që pjesa e mbetur e dënimit të vijohej në arrest shtëpie. Por, në një vendim të dytë të një ditë më parë, Gjykata e Krujës e riktheu në qeli 79-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA