Whalberg dhe Crowe, bashkë në “Broken City”

04/10/2012 00:00

Do të jetë një kast “all stars” në filmin me regji të Allen Hughes,
“Broken City”, që do të shfaqet në ekranet e kinemave më 18 janar të
vitit të ardhshëm.

Në film interpretojnë emra të mirënjohur të kinemasë si Mark Whalberg, Russell Crowe, Catherine Zeta Jones, etj.

Whalberg luan rolin e një ish-polici të kthyer në detektiv privat, që punësohet nga kryetari i bashkisë, Crowe, për të zbuluar nëse bashkëshortja e tij, Jones, e tradhton.

Pasi kjo rezulton e vërtetë dhe gruaja gjendet e vdekur, detektivi privat do të përfshihet në një komplot të gjerë politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA