Nomadit i ngec koka në koshin e plehrave

04/10/2012 17:45

Një person në Skoci, me shumë gjasa i pastrehë, u vendos në qendër të vëmendjes së mediave vendase kur gjatë “punës” së përditëshme, mbeti i ngecur në një kosh plehrash.

Ngjarja e pazakontë u regjistrua në qytetin skocez të Aberdinit. Nomadit, diku tek 50 vjeç i ngeci koka në koshin e plehrave për afro 15 minuta duke u vënë në lojë nga kalimtarët e rastit.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve që burri të çlirohej nga prangosja e tij.

Aventura aspak e këndëshme e nomadit pati edhe pasojat e saj pozitive. Ai u vendos në qendër të vëmendjes dhe drejtuesit lokalë të Aberdin kanë premtuar strehimin e tij në qendrat sociale dhe gjetjen e një pune për të jetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA