Nju Jork, “Apple” rrit kriminalitetin

04/10/2012 00:00

Këtë vit numri i krimeve të kryera në Nju Jork është rritur krahasuar me
vitin 2011, për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve të iPhone,
iPad, iPod dhe produkteve të tjera.

“Po të mos ishte për hajdutët e produkteve të “Apple” numri do të kishte rënë”, ka deklaruar shefi i policisë së Mollës së Madhe, Ray Kelly.

Zyrtari i lartë i policisë ka nënvizuar se 10 vjet më parë në Nju Jork ishin vjedhur vetëm 86 aparate me logon e “Mollës”, ndërsa vitin e kaluar vjedhjet kanë qenë 13.233.

“Bëhet fjalë për një numër që është i destinuar të rritet”, ka sqaruar Kelly, i cili ka shprehur dëshpërimin e tij për këtë situatë.

Ndonëse produktet e “Apple”, kryesisht iPhone dhe iPad, shiten me çmime të reduktuara falë kontratave të klientëve me kompanitë që ofrojnë shërbimet telefonike dhe ato të internetit, për shumë persona ato vazhdojnë të mbeten “mollë e ndaluar” për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA